skip navigation, go to main content
USAID KOSOVË logo
STUDIM RASTI
Keni qumësht! Kosova dhe Shqipëria

Bërja e eksportit të leverdishëm Kamioni me qumësht nga Kosova niset për kufirin me Shqipërinë Kamioni me qumësht nga Kosova niset për kufirin me Shqipërinë
Çdo vit, fermerët prodhues të qumështit në Kosovë ballafaqohen me problemin e tepricës së qumështit të prodhuar gjatë verës për shkak të ciklit të mëkimit pas lindjes së lopëve. Fermerët hedhin qumështin, e shesin atë nën çmimin e tregut ose i therrin lopët. Si rezultat fermerët prodhues të qumështit humbin para dhe pastaj nuk kanë mjaftë lopë që të plotësojnë kërkesën më të madhe për qumësht gjatë dimrit. Por matanë kufirit në Shqipërinë fqinje nuk ka mjaftë qumësht për të plotësuar kërkesën gjatë verës, sezonit turistik. Zgjedhja logjike është që prodhuesit e qumështit në Kosovë të eksportojnë produktin e tyre në jug, por ka një pengesë – mbivlerësimi i qumështit të Kosovës nga zyrtarët doganor në kufirin me Shqipërinë, që rezulton me tatime të mëdha të importit.

USAID kishte ndërhy dhe lehtësuar negociatat në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë. USAID kishte dokumentuar praktikën e Shqipërisë të rivlerësimit të qumështit të papërpunuar nga Kosova në kufi. Kjo praktikë kishte bërë eksportet e qumështit nga Kosova jo konkurruese në tregun e Shqipërisë.

Negociatat ishin të suksesshme. Shqipëria ka larguar çmimet arbitrare të referimit për të gjitha mallrat që vijnë nga Kosova, që ka rezultuar me një vlerë korrekte të transaksionit për qumështin e Kosovës.

USAID Success Stories Section
blank spacer image
E azhurnuar së fundi me: October 20, 2011