skip navigation, go to main content
USAID KOSOVO logo
Ju jeni këtu: LAJME
Shpallja e Fituesve të Çmimit “Junior Oscars” – “Oskarët për Juniorë”

Çmimet për fituesit  Çmimet për fituesit
Fituesit e garës në kategorinë “Dokumentari më i Mirë” Fituesit e garës në kategorinë “Dokumentari më i Mirë”
Programi i USAID-it për Arsim Themelor (BEP) (http://bep-ks.org/) po i përdor përvojat e fituara nga projekti për të bërë reformimin e mësimdhënies dhe nxënies në shkolla, anembanë Kosovës dhe një nga këto mjete të mësimit është edhe video gara. Mbi 30 shkolla i dorëzuan filmat e realizuar nga nxënësit për këtë garë, të quajtur “Oskarët për Juniorë”. “Filmat më të Mirë” u përzgjodhën në pesë kategori: “Tregimi më i Mirë”, “Dokumentari më i Mirë”, “Filmi më i Mirë në Gjuhën Shqipe”, “Filmi më i Mirë në Gjuhën Angleze” si dhe “Filmi më i Mirë në Kategorinë e Klasëve 1-5”. Përmbajtja e filmave të paraqitur ishte jashtëzakonisht kualitative dhe kishte të bënte me çështje të rëndësishme, të cilat janë relevante për adoleshentët, siç janë: “Trafikimi me Qenie Njerëzore”, “Siguria në Internet” dhe “Dhuna në Shkolla”.

Nxënësit dhe mësimdhënësit nga katër shkollat fituese u ftuan në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘Skena-Up’, me ç’rast u shfaqën filmat fitues gjatë Ceremonisë së ‘Oskarëve për Juniorë’. USAID-i dhe stafi i programit i vizituan fituesit e kësaj gare në kategorinë e klasëve 1-5 dhe organizuan një ceremoni rasti në shkollën e tyre.

Fituesit e garës janë:

“Filmi më i mirë në Gjuhën Angleze” “Shkolla e Gjelbër” nga Prishtina Titulli: “Siguria në Internet”;

“Filmi më i Mirë në Gjuhën Shqipe” Shkolla “Zekria Rexha” nga Gjakova Titulli: “Mendo Para Se Të Veprosh”;

“Dokumentari më i Mirë” Shkolla “Meto Bajraktari” nga Mitrovica Titulli: “Teknologjia e Reciklimit”;

“Tregimi më i Mirë” Shkolla “Yll Morina” nga Gjakova Titulli: “Skllavërimi Modern”

“Filmi më i Mirë i Klasëve 1-5” Shkolla “Zekeria Rexha” nga Gjakova Titulli: “Vjeshta“
USAID NEWS and EVENTS Section
E azhurnuar së fundi me: January 24, 2012