skip navigation, go to main content
USAID KOSOVO logo
Ju jeni këtu: LAJME
Shënimi i Ditës së Shën Nikollës në Kishën “Sveti Nikola”

Shënimi i Ditës së Shën Nikollës në Kishën “Sveti Nikola” I ngarkuari me Punë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Michael Murphy dhe Peshkopi Ortodoks, Teodosije në inaugurimin e objektit të ri shumëfunksional në Kishën “Sveti Nikola” në Prishtinë.

Fotograf: Arbnor Haxhibeqiri, Ambasada Amerikane/Prishtinë
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane, Michael Murphy e vizitoi Kishën “Sveti Nikola” në Prishtinë, më 19 dhjetor 2011, për t’i nderuar klerikët me rastin e Ditës së Shën Nikollës dhe për të marrë pjesë në inaugurimin e objektit shumëfunksional të kishës, së bashku me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomic dhe Peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije. USAID-i dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, i kanë siguruar fondet për renovimin dhe mobilimin e Qendrës për Komunitete, kurse USAID-i ka ofruar ndihmë për ndërtimin e këndit të lojërave dhe Qendrës Informative në aneksin e Kishës. Kisha “Sveti Nikola” është Kisha e vetme Ortodokse në Prishtinë, të cilën e vizitojnë shumë vizitorë nga qytete të ndryshme.

Renovimet në objektin e Kishës Ortodokse Serbe u realizuan përmes Programit të USAID-it për Pjesëmarrje Aktive të Komuniteteve, i cili ka për qëllim të përmirësojë jetën e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë. Të gjitha aktivitetet e programit janë identifikuar si prioritete kryesore nga banorët e komuniteteve jo-shumicë.
USAID NEWS and EVENTS Section
E azhurnuar së fundi me: January 13, 2012