skip navigation, go to main content
USAID KOSOVO logo
Ju jeni këtu: LAJME
Një Park i Mrekullueshëm i Lodrave në Qendër të Qytetit në Veri të Mitrovicës!

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker në ceremoninë e prerjes së shiritit gjatë inaugurimit të parkut të lojërave në lagjen Bishevac Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker në ceremoninë e prerjes së shiritit gjatë inaugurimit të parkut të lojërave në lagjen Bishevac
Vendtakim i këndshëm për banorët e lagjes Vendtakim i këndshëm për banorët e lagjes
Kuajt lëkundës - argëtim i vërtetë për më të vegjlit! Kuajt lëkundës - argëtim i vërtetë për më të vegjlit!
Fëmijët e lagjes Bishevac në Veri të Mitrovicës tani do të kenë një park të ri të lojërave në komunitetin e tyre. Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) e ka ndërtuar këtë park të lojërave me kërkesë të banorëve vendorë, përmes Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive. Programi i USAID-it synon të përmirësojë jetën e banorëve në komunitetet jo-shumicë në Kosovë, duke e mbështetur zhvillimin e komunitetit dhe infrastrukturës. Pas konsultimeve me banorët vendorë, Ekipi Përgatitor Komunal (EPK) e informoi USAID-in që këndi i lojërave ishte prioritet për këtë komunitet.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker e bëri inuagurimin e parkut të ri të lojërave me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Gjatë inaugurimit, Zot. Reeker tha që Ekipi Përgatitor Komunal po e ndihmon procesin e Qeverisë për decentralizimin, i cili do t’i ndihmojë komuniteteve vendore të vendosin “si do ta organizoni jetën tuaj, si do t’i rrisni fëmijët tuaj dhe si mund ta mbështesë komuniteti ndërkombëtar këtë proces”. Gjatë qëndrimit të tij në Veri të Mitrovicës, Zot. Reeker po ashtu i vizitoi edhe disa udhëheqës të komunitetit afarist në Qendrën e re Regjionale për Komunitete, e cila është mbështetur nga Misioni i USAID-it në Kosovë.
USAID NEWS and EVENTS Section
E azhurnuar së fundi me: February 08, 2012