skip navigation, go to main content
USAID KOSOVË logo
Një vështrim mbi Kosovën

GJEOGRAFIA

Sipërfaqja tokësore: 10,900 km² (pak më e madhe se sipërfaqja tokësore e shtetit amerikan Delaware)
Kufijtë tokësorë: 702 km, pa dalje në det (me Shqipërinë 112 km, me Maqedoninë 159 km, me Malin e Zi 79 km, me Serbinë 352 km)
Terreni: Fusha të rrafshëta anembanë Kosovës qendrore, të rrethuara me male në veri, perëndim dhe jug.
Maja më e lartë: Gjeravica 2,856m
Shfrytëzimi i tokës: 52% bujqësi, 39% pyje
Qyteti më i madh: Prishtina –vlerësohet se në Prishtinë jetojnë rreth 600,000 banorë

POPULLATA

Numri i popullsisë: Përafërsisht 1.8 milionë banorë (sipas shënimeve të muajit korrik 2010)
Popullsia në diasporë: 400,000 - 500,000 banorë jetojnë jashtë vendit.
Përkatësia fetare: Kryesisht Myslimanë, po ashtu edhe Ortodoksë dhe Katolikë.
Struktura Etnike: Shqiptarë 92%,Të Tjerë 8% (Serbë, Boshnjakë, Goranë, Romë, Turq, Ashkali, Egjiptian)
Gjuhët: Shqipe, Serbe, Boshnjake, Turke, Rome, Angleze

PËRSHKRIMI EKONOMIK

Valuta: EURO (që nga 1 janari, 2002)
BPV: €5.4 miliardë (sipas shënimeve të FMN-së të vitit 2010)
Shkalla e Rritjes së BPV: 4.0% (sipas shënimeve të Bankës Botërore të vitit 2009)
BPV për kokë banori: €2,309 (Banka Botërore 2010)
Fuqia Punëtore: 310,000 (sipas shënimeve të CIA-s të vitit 2009)
Shkalla e papunësisë: Mbi40% (sipas shënimeve të CIA-s dhe Bankës Botëroretë vitit 2010)
Varfëria e skajshme: 15% (sipas shënimeve të Bankës Botërore të vitit 2010)

QEVERIA

Republika e Kosovës (Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008)
Presidente: Atifete Jahjaga
Kryeministër: Hashim Thaçi
Kryetar i Parlamentit: Jakup Krasniqi
Pushteti Lokal aktualisht ështëi përbërë nga 36 komuna.

KOSOVO MAP OVERLAY
KOSOVO Map Overlay
 
E azhurnuar së fundi me: February 14, 2012