skip navigation, go to main content
USAID KOSOVË logo
Sundimi i Ligjit

Qëllimi ofrimi i përmirësuar i drejtësisë përmes sundimit të ligjit..

Prapavija

Të gjitha vendet kanë nevojë për një sistem gjyqësor i cili është efektiv, i pavarur, respekton ligjin, mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të vet, dhe përndjek në mënyrë të barabartë individët e fuqishëm dhe të zakonshëm. Një sistem gjyqësor me këto karakteristika kontribuon në zhvillim ekonomik, stabilitet, dhe të drejta të njeriut duke ofruar opsione për të mbrojtur interesat komerciale, zbatuar obligimet, dhe zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.

Si shteti më i ri i botës, Kosova vetëm së voni ka marrë përsipër kontrollin dhe autoritetin gjyqësor nga akterët ndërkombëtar dhe për këtë ballafaqohet me sfida të veçanta. Zhvillimi tradicional i kapaciteteve është i rëndësishëm për të themeluar kapacitete gjyqësore dhe sisteme efektive për zbatimin e vendimeve, por kapaciteti i tillë është vetëm një komponentë e procesit për zhvillimin e sundimit të ligjit.

Përkrahja e USAID në sektorin e sundimit të ligjit koncentrohet në përmirësimin e qasjes në drejtësi, kërkesës për drejtësi, dhe respektit për drejtësi. USAID ndihmon sistemin gjyqësor të Kosovës përmes dy qëllimeve kryesore të sundimit të ligjit:
  • Forcimi i pavarësisë, llogaridhënies, efikasitetit, dhe efektshmërisë të sistemit gjyqësor për të siguruar qasje për të gjithë qytetarët; dhe
  • Shtimi i besimit publik në sundim të ligjit duke rritur kërkesën për drejtësi përmes kujdesit për vetëdije publike dhe pjesëmarrje në sistemin gjyqësor.
USAID ka aktivitete specifike të ndihmës që përkrahin institucionet e sektorit gjyqësor, përfshi gjyqet, Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Ministrinë e Drejtësisë (MD), dhe Institutin Gjyqësor të Kosovës (IGJK) . Këto aktivitete përfshijë forcimin e aftësisë së KGJK për të përmbushur rolet e saja të mbikëqyrjes, disiplinës dhe menaxhimit; përmirësimin e kapacitetit të MD për t’u marrë me asistencë ligjore ndërkombëtare dhe të përfaqësoj Qeverinë e Kosovës në çështjet ligjore; kanalizimi dhe modernizimi i hapësirave dhe operacioneve të gjykatave; dhe zgjerimi i aftësisë së IGJK për të trajnuar gjykatësit, prokurorët, dhe personalin e gjykatave.

USAID gjithashtu është duke ndihmuar në themelimin e gjyqësorit të qëndrueshëm, efektiv dhe të pavarur. USAID punon për të forcuar institucionet e Kosovës dhe për të përmirësuar mjetet dhe mekanizmat e zbatimit të gjykimeve, obligimeve dhe kontratave, si dhe implementimin e sistemeve alternative të zgjedhjes së mosmarrëveshjeve për të ndihmuar në zvogëlimin rastet e shumta të pakryera që mbingarkojnë gjykatat.




Programet Aktuale

1. Programi për Përkrahje të Gjyqësisë Kosovare
2. Sistemet për Zbatimin e Marrëveshjeve dhe Vendimeve
3. Iniciativa e Zhvillimit të Profesionit Jurist


Programi për Përkrahje të Gjyqësisë Kosovare

USAID-i është duke ndihmuar në themelimin e një gjyqësori të qëndrueshëm, efektiv dhe të pavarur. Përmes Programit për Përkrahje të Gjyqësisë, USAID-i punon në forcimin e gjyqësorit e përderisa njëkohësisht në ngritjen e besimit publik në sistem.

Përmirësimi i administrimit të gjykatave dhe profesionalizmi i stafit USAID ka paraqitur një program të "model gjykatave", i dizajnuar për të ndihmuar në zbatimin e reformave të reja në administrimin e gjykatave në Kosovë. Qasja model gjykata pastaj do të adoptohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i cili është përgjegjës për operimin efektiv të gjykatave brenda një gjyqësori të pavarur, dhe të aplikoje atë tek gjykatat e mbetura.

Për të ndihmuar rrjedhën e rasteve, KGJK ka adoptuar një sistem standardeve për kohën e pranueshme për rastet, i cili i lejon gjykatat dhe palët që më mirë të procedojnë me rastet përmes procedurës së daljes në gjyq.

Për më tepër, programet arsimore për gjykatësit, prokurorët dhe stafin e gjykatave janë duke ju ndihmuar profesionistët ligjorë që të zhvillojnë aftësi praktike, që më mirë të adresojnë dilemat etike dhe profesionale, që të mësojnë fushat e reja të ligjit dhe të sigurojnë shërbime më të mira ligjore për klientët dhe publikun në përgjithësi.

Shtimi i respektit për etikën dhe dërgimin e shërbimeve cilësore USAID-i është duke forcuar Sektorin e Auditorit në gjyqësor. Asistenca përfshinë trajnimin e auditorëve për të kryer studime menaxhimi dhe të rishikojnë dosjet e gjykatave për të identifikuar problemet dhe monitoruar performacën.

Ndihmë gjithashtu sigurohet për Institucionin Gjyqësor të Kosovës për të rishikuar dhe shtuar kodet etike për gjykatësit, si dhe të sigurojë trajnime mbi etikën për gjykatësit dhe prokurorët.

Një sistem gjyqësor që shërben dhe përfaqëson të gjitha grupet etnike
USAID-i dhe KGJK-ja kanë zhvilluar një strategji për të adresuar ndërrimet e pas-pavarësisë në sistemin gjyqësor, duke përfshirë ndërrimet që vijnë si nevojë e decentralizimit dhe përpjekjeve për reforma në qeverisjen lokale.

Ndërtimi i një shërbimi efektiv të prokurorëve publik
Përderisa procesi i dallimit të roleve dhe përgjegjësive në mes të gjykatësve dhe prokurorëve është finalizuar, një Këshill i Pavarur Prokurorial është duke u themeluar dhe pajisur me mjetet e nevojshme, personel, dhe trajnime për të ndërtuar një shërbim efektiv të prokurorëve publik.


Sistemet për Zbatimin e Marrëveshjeve dhe Vendimeve (SZMV)

Përmes këtij programi, USAID-i punon në forcimin e institucioneve Kosovare dhe mjetet në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve për;
  • zbatimin e kontratave dhe obligimeve;
  • zbatimin e aktvendimeve; dhe
  • përdorimin e mekanizmave alternativ për zgjidhjen e konflikteve.
Zbatimi i Përmirësuar i Obligimeve dhe Kontratave Iniciativat trajnuese janë dizajnuar dhe inkorporuar në programet mësimore të shkollave juridike dhe programeve arsimore vazhduese për profesionistët ligjor dhe gjykatësit. Këto kurse të reja do të adresojnë temat si, kuptimi i ndërrimeve legjislative dhe zhvillimi i formave dhe dispozitave të standardizuara të transaksioneve komerciale.

Zbatimi i Përmirësuar i Aktvendimeve
Rolet e gjykatësve në procesin e zbatimit janë duke u rivlerësuar. Iniciativa për Zvogëlimin e Punës së Pabërë (IZP) ka qenë shumë e suksesshme dhe është duke pastruar rastet e papërfunduara. Gjykatësit dhe zyrtarët do të pranojnë trajnime relevante dhe të rregullta. Mungesat procedurale në Ligjin mbi Procedurat Përmbarimore do të identifikohen dhe amendamentet do të propozohen. Më rëndësi, një plan trajnimi i formalizuar është zhvilluar për të themeluar një kuadër profesional të profesionistëve ligjor përmbarimor.

Një sistem efektiv i zgjidhjes alternative të konflikteve Programi përfshinë krijim e standardeve të trajnimit dhe certifikimit, procedurave menaxheriale dhe disiplinore, dhe institucioneve trajnuese. Programi gjithashtu do të identifikojë dhe paraqes standarde të duhura ndërkombëtare që rregullojnë sistemin e Zgjidhjes Alternative të Konfliktit (ZAK). Përfundimisht, ndërmjetësuesit dhe arbitrit do të trajnohen dhe përgatiten për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm të ZAK në Kosovë. Iniciativat e informimit publik do të dizajnohen për të promovuar ZAK-në të qytetarët dhe komuniteti i biznesit.


Iniciativa e Zhvillimit të Profesionit Jurist

Iniciativa e Zhvillimit të Profesionit Jurist, e zbatuar nga American Bar Association Rule of Law Initiative, shtohet në programin në të kaluarën Ngritja e Kapaciteteve të Profesionistëve Ligjor (2004-2008). Qëllimi është që të ndihmohet në krijimin e profesionit jurist të aftë dhe mirë të rregulluar në Kosovë që i përmbushë standardet më të larta të integritetit.

Arsimimi Ligjor
Iniciativa i ndihmon studentët e juridikut të përgatiten më mirë për të shërbyer në mënyrë efektive në profesionin e juristit përmes përmirësimeve të mëtutjeshme në arsimimin ligjor duke themeluar dhe përmirësuar klinikat ligjore me bazë në fakultet si dhe kurse dhe programe tjera, si, hulumtimet ligjore dhe të shkruarit, që do të forcojnë trajnimin e aftësive praktike.

Zhvillimi profesional ligjor
Projekti për më tepër forcon performacën etike dhe kompetente të sektorit ligjor përmes reformave të vazhdueshme dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të Avokatisë së pavarur.

Aktivitetet përfshijnë punë shtesë të përqendruar me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), një vlerësim dhe krijimin e mundshëm të një sistemi rregullativ efektiv dhe efikas për sistemin ligjor të Kosovës, dhe një rishikim dhe mundësisht ripunim të kornizës aktuale ligjore që po ndikon në ushtrimin e ligjit në Kosovë.

Mjetet vlerësuese
Vazhdon të përdorë vlerësimet dhe publikimet për të identifikuar trendet që janë të dobishme në vlerësimin e iniciativave reformuese dhe planifikimeve për të ardhmen.

Sfidat në reformën ligjore dhe zhvillimet e përgjithshme në zbatimin e ligjit në Kosovë do të identifikohen përmes mjeteve vlerësuese: Indeksi i Reformës Arsimore Ligjore (IRAL), Indeksi i Reformës Gjyqësore (IRGJ) dhe Indeksi i Reformës së Profesionit Jurist (IRPJ) si dhe publikimet dhe mekanizmat tjerë që janë të dizajnuara për të identifikuar sfidat e veçanta në arsimimin ligjor dhe profesionit jurist.

PUNA JONË
Rezultatet

  • • Në vitin 2010, Kuvendi Kombëtar i Kosovës ka adoptuar katër ligje bazë për sigurimin e pavarësis juridike dhe prosekutoriale, efikasitetin, transparencën dhe përgjegjësinë:
  • Ligji mbi Gjykatat;
  • Ligji mbi Këshilin Gjyqësor të Kosovës (KJC);
  • Ligji për Prokurori; dhe,
  • Ligji për Këshillin Prosekutorial të Kosovës (KPC)
  • Ndihmoi hartimin e shumë pikave me rëndësi të legjislacionit për Sundim të Ligjit dhe legjislacionit sekondar që ndihmon realizim e shumë ligjeve
  • Përkrahjen bazë për themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës
  • Themeloi gjykatat modele në dhjetë komuna. Përderisa projekti i ri i USAID-t për Sforcimin e ligjit të kompletohet USAID-i do të ndihmojë themelimin e 20 gjykatave model nëpër Kosovë
  • Themeloi programin për trejnim të ekzekutorëve gjyqësor për të filluar zvoglimin e vëllimit të rasteve në gjykatat e Kosovës Ekzekutorët kanë filluar eliminimin e vëllimit në gjykatën e Lipjanit, e para nga gjykatat pilot në këtë projekt. Poashtu procedurat për ekzekutim kanë filluar edhe në tri gjykata pilot në Shkurt të vitit 2011
  • Themeloi programin e obligueshëm për edukim të vazhduar ligjor për antarët e Odës së Avokatëve me një numër shtesë të lëndëve në 2011
  • Kompletoi emërimin e 334 gjykatësve dhe prokurorëve
  • Lehtësoi presionin në sistemin gjyqësor duke përkrahur themelimin e mekanizmave për Zgjedhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve. P.sh. Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane janë pajtuar të themelojnë dhe ndihmojnë tribunalin për Arbitrim Komercial.
E azhurnuar së fundi me: October 20, 2011